Vrasësit e te moshuarës, ne burg - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 1

Tre adoleshentet e akuzuar për vrasjen e te moshuarës Emine Rota ne Poloske te Devollit do te qëndrojnë ne qeli deri ne fund te gjykimit te çështjes. Para se gjykata te vendoste këtë mase arresti, përfaqësuesi i organit te akuzës rindërtoi skemën e ngjarjes, te pohuar edhe nga tre te rinjtë.
Prokurori Juljan Kristo tha se 19-vjeçari Ergys Rushitaj ka organizuar planin e grabitjes, pasi ai ishte ne dijeni se e 86-vjeçarja jetonte e vetme ne banesën e nipit, vetëm pak metra larg shtëpisë se gjyshit te tij. Mësohet se te rinjtë kane hyre ne banese rreth orës 02:00 te mëngjesit, por pasi janë pikasur nga e moshuara e kane goditur atë me grushte e sende te forta derisa i kane shkaktuar vdekjen. Ergys Rushitaj, 19 vjeç, Taulant Muka, 18 vjeç dhe 17-vjeçari Majkell Kermaku janë nen akuze për "vjedhje me pasoje vdekjen". Policia beri me dije fillimisht se ata kane mundur te vjedhin një shume te vogël, nga pensioni i te moshuarës. Ndërsa prokurori tha se qetësisht pas vrasjes se gruas, te rinjtë kane marre ushqime nga frigoriferi dhe janë larguar. E moshuara u gjet dy dite me pare e vdekur nga fqinjët ne korridorin e shtëpisë. Vetëm pak ore me vone, policia identifikoi dhe arrestoi tre autoret qe rrezikojnë deri ne burgim te përjetshëm.


Three teenagers accused of murdering the moshuarës Emine Poloska Rota in the Devoll will stay in the cell until the end of the trial of the case. Before the court to decide the extent of arrest, prosecution representative organ built scheme of the event, the claim by three youths.
Prosecutor Christo Juljan 19-year-old said he has organized Rushitaj Ergys robbery plan, as he was aware that the 86-year-old lived alone in the apartment of his nephew, just few meters from the house of his grandfather. Learned that young persons have entered the house around 02:00 am, but because they are from the older detect have hit him with fists of solid stuff until they have caused death. Ergys Rushitaj, 19, Taulant Muka, 18, and 17-year-old Michael Kermaku are under the charge of "theft causing death". Police initially suggested that they could steal a very small pension from the moshuarës. While the prosecutor said quietly after the murder of women, young people have received food from the refrigerator and left. The elderly woman was found two days ago and died from neighbors in the corridors. Only a few hours later, police identified and arrested three authors that risk up to life imprisonment.

Share This Video


Download

  
Report form