http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është 42-vjeçari Ali Qazimaj, shqiptari qe kërkohet nga policia britanike, si i dyshuar per vrasjen e nje çifti bashkëshortesh angleze. Pas dëshmive qe kane siguruar forcat e rendit nga gazeta ?The Sun?, kërkimet per te jane shtrire përtej Britanisë, ne Shqipëri. Qazimaj besohet te ketë vrare me thike nje 75-vjeçar, trupi i te cilit është zbuluar, ndërsa bashkëshortja e tij 69-vjeçare rezulton ende e zhdukur. Gazeta kishte zbuluar një letër me një numër telefoni shqiptar të përdorur prej tij dhe ku ishin shënuar disa të dhëna për nje tokë që ai kishte blerë në Rinas, pranë aeroportit. Këto të dhëna i janë përcjellë policisë shqiptare, e cila ka nisur bashkëpunimin me britanikët. 42-vjeçari ka përfituar pasaportë britanike me identitet fals si kosovar, me pretendimin se është larguar nga lufta në Kosovë. Ali Qazimaj është shpallur prej nje jave në kërkim ndërkombëtar. Ai njihej edhe me emrin Marco Costa.