http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-menaxheri i fushatës së Donald Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016-s, Paul Manafort, ka përfunduar pas hekurave. Prokurori special Robert Muller i cili po heton ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale, akuzon Manafort se është përpjekur të manipulojë dëshmitarët para gjyqit.
Sipas prokurorisë, Manafort ka kontaktuar me dy njerëz dhe është përpjekur t?i bindë ?qëllimisht, në mënyrë korruptive? me synimin për të ?ndikuar, vonuar dhe penguar? dëshminë e tyre, por një gjë e tillë është cilësuar si kundravajtje penale pasi ka shkelur rregullat e lirisë me kusht, ndërsa gjykata e Uashingtonit mori vendimin për anulimin e lirimit të tij me kusht.
Manafort po përballet me akuza për mashtrim tatimor, pastrim parash dhe lobim të paligjshëm.
Presidenti Trump reagoi duke thënë se vendimi i gjykatës është shumë i padrejtë dhe i ashpër. Ndërsa avokati i tij ka reaguar duke thënë se ky është një shans i mirë që presidenti të vendosë javën e ardhshme për të dëshmuar para prokurorit special Robert Muller.
Megjithatë Akuzat ndaj Manafort nuk kanë lidhje me dyshimet për bashkëpunim mes Trump dhe Rusisë gjatë zgjedhjeve në 2016-n, por analistët thonë se kërcënimi me shumë viteve burg mund ta bëjë atë të flasë.
Gjyqi ndaj Manafort për pastrim parash dhe lobim të paligjshëm në Departamentin e Drejtësisë do të fillojë në shtator, ndërsa për akuzat për evazion fiskal, do të nisë muajin e ardhshëm.