http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërtimi i një hidrocentrali lokal në komunën e Zerqanit në Bulqizë, është bërë shkak që banorët e katër fshatrave të kësaj komune, të protestojnë për të mos lejuar shfrytëzimin e ujit, që ata përdorin për vaditje nga firma që ka marrë lejen për këtë vepër 3 vjet më parë. Hidrocentrali do të ketë si burim të ujit Liqenin e Zi, që aktualisht shfrytëzohet nga këto fshatra, ndërkohë që banorët thonë se leja për hidrocentralin është dhënë pa miratimin e tyre. Sipas banorëve, i vetmi person i interesuar për ndërtimin e këtij hidrocentrali është kryetari i komunës, i cili nuk pranon të prononcohet për mediat. Banorët e kësaj zone kanë dorëzuar një peticion edhe kryeministrit dhe pushtetit lokal me anën e të cilit kërkojnë ndërprerjen e punës në këtë hidrocentral.