http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhjetëra studente te universiteteve publike nuk shkuan sot në mësim. Ata braktisën klasat për t?u mbledhur para universitetit Politeknik, ku kërkuan uljen e tarifave per nivelet e studimit bachelor e master.
Studente te Politeknikut, bashkë me ata te Shkencave te Natyrës dhe e Gjuhëve te Huaja marshuan me pankarta në duar drejt kryeministrisë, ku bënë thirrje kundër sistemit arsimor.
Studentët kërkojnë nga Ministria e Arsimit te përgjysmoje tarifat, të cilat i konsiderojnë të papërballueshme. Ata thonë se edhe ne Kosove, pagesa qe nje student duhet te bëjë per universitetin është shume e ulet.
Edhe anglishtja sipas të rinjve duhet hequr si kriter per te nisur masterin: studentit i duhet të paguajë 60 euro per të marrë certifikatën e mbrojtjes së gjuhës, ne nje nga agjencitë e akredituara nga Ministria e Arsimit.
Studentet thonë se kjo tarife është bere vetëm per t?i zhvatur ata, pasi kete provim mund ta bëjnë tek Fakulteti i Gjuhëve te Huaja dhe pa paguar asgjë.
Studentet paralajmërojnë përshkallëzim të protestave nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga Ministria e Arsimit dhe Universiteti i Tiranës.