http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo ka qene atmosfera e nisjes se punimeve nga bashkia e Tiranes kete te shtune, per ndërtimin e bulevardit te ri te kryeqytetit. Ardhja e kreut te bashkisë Lulzim Basha dhe përurimi i nisjes se punimeve nga stacioni i Trenit, eshte pritur me proteste nga banoret e zones, shtepite e te cileve do te shemben. Ankesa eshte se shtepite jane vlerësuar me çmim me te ulet se tregu. Forca te shumta te policise bashkiake, por edhe te RENEAS jane përpjekur te ruajnë qetësinë mes banoreve te irrituar, teksa Basha mbante fjalimin e tij. Kryetari i Bashkise, i cili e quajti nisjen e punimeve dite historike, premtoi se do te korrigjoje vlershmin qe iu eshte bere pronave qe do preken nga ndërtimi bulevardit. Firma qe sipas bashkise do te ndërtojë bulevardin e ri, i cili pritet te kete kete pamje, është "Copri Construcion Enterprieses", nga Kuvajti. Kostoja e këtij ndërtimi eshte 26 milione euro dhe pritet te përfundojë brenda 18 muajve. Ne fazën e pare te punimeve qe nis pikërisht nga stacioni i trenit, e përfundon ne zonen e Paskuqanit, tek lumi i Tiranes, përfshihet edhe nje parkim nëntokësor. Përgjatë bulevardit është parashikuar kalimi i linjes se Ttramvajit. Ndërkohë, ne bulevardin e ri te Tiranes, do te ndërtohet edhe Pallati i Drejtësisë, godina e re e Bashkisë, institucione te tjera publike apo qendra biznesi. Nga ky ndërtim ne pjesën veriore te Tiranës do te preken shtëpitë e 204 familjeve.