http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
3.8 milionë lekë duhen për të rindërtuar 200 metër rrugë në hyrje të komunës së Dajtit. Por këto para sipas drejtorit të autoritetit rrugor Dashamir Xhika mungojnë. Madje Xhika sqaron për Vizion Plus se buxheti i kufizuar këtë vit i Ministrisë së Transporteve 9.5 mld lekë nuk parashikon ndërtimin e rrugëve të reja, por vetëm përfundimin e atyre që janë në proces. Në fakt rruga Tiranë - Dajt e ka një projekt që e ndan atë në 3 lotë. Premtimet për ndërtimin e rrugës së Dajtit kanë qenë të vijueshme prej disa vitesh, por ato janë përdorur nga qeveritë vetëm për fushata elektorale. Këtë e ka konfirmuar edhe Kryetari i komunës Dajt, Kujtim Qefalia i cili është shprehur se deri tani nuk është parë asnjë veprim konkret, pavarësisht kërkesave të shumta që u janë drejtuar qeverive. Rruga Tiranë-Dajt është një prej segmenteve kryesore që lidh qendrën me pjesën lindore të Kryeqytetit dhe është një nga zonat më të banuara që pas viteve '90 por dhe një destinacion turistik si në dimër edhe në verë për kryeqytetasit. Në Komunën Dajt aktualisht jetojnë 15 mijë banorë.