KMSH për pronën te rruga Kavajës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komuniteti Mysliman e cilësoi si grabitje të pronës vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila hodhi poshtë shkallën e parë për një truall të pretenduar si vakëf qindra vjeçar të komunitetit. Në një dalje publike për mediat përballë Gjykatës së Apelit, shefi i kabinetit të komunitetit mysliman tha se prona në rrugën e Kavajës është vjedhur me anë të mashtrimit, por dhe me ndihmën e gjyqësorit i cili ka vepruar ne kundërshtim me ligjin.Oltion Kola:Institucioni ynë dënon fuqishëm kete akt te paprecedent dhe ndërkohe ka marre te gjitha hapat e duhur ligjore për ndjekjen e kësaj çështjeje ne instancat me te larta te drejtësisë, duke ankimuar këtë vendim. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i bën thirrje Gjykatës se Larte qe te vendose drejtësi sa me shpejt lidhur me ketë prone te shenjte vakef.Sipas përfaqësuesve te komunitetit mysliman për pronën e pretenduar disponojnë dokumenta origjinale, të cilat nëpërmjet mashtrimit janë falsifikuar.

Share This Video


Download

  
Report form