http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zona e pyllëzuar, ku u gjet kufoma e djegur e një personi në fshatin kodër Shupal në Zallbastar, mendohet se ka shërbyer për vrasësit, që të djegin trupin pa u vënë re. Grupi hetimor i cili mbërriti në vendngjarje bëri me dije se trupi ishte i dekompozuar përveç njërës prej gjymtyrëve, e cila kishte mbetur e pa djegur.Për ekspertët, kemi të bëjmë me një vrasje të mirëfilltë, pasi kufoma u gjet e lidhur duar e këmbë, ndërsa identifikimi është thuajse i pamundur për shkak të djegies.Banorët e zonës deklaruan për policinë se ngjarja mund të ketë ndodhur ditët e fundit. Ata thanë se rreth dy javë më parë në kodër kishte zjarr, por që kaloi pa rëndësi kjo dhe për shkak se në zonë fshatarët djegin shkurre.Ndonëse nuk ka një përgjigje të ekspertizës mjeko-ligjore, mësohet se viktima ka qenë i pajetë në momentin e djegies së trupit, ndërsa nga këqyrja paraprake, dyshohet se ka shenja goditjeje në kokë.Për rastin, policia tha se janë interesuar vetëm dy familje nga Tirana, por për shkak të hetimeve, identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.