Bashkëpunimi është rruga e vetme për zhvillim - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një periudhë krizash globale, duke nisur nga terrorizmi e deri tek ajo e refugjatëve, kryeministri Edi Rama shesh si domosdoshmëri bashkëpunimin mes vendeve. Në Forumit Strategjik të Bled-it, në Slloveni, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se tendenca për mbyllje në vetvete po shihet si zgjidhje.?Sigurisht, reforma e Bashkimit Europian është absolutisht e nevojshme, por kur dhe si mund ta bëjmë këtë reformë në këto kushte. Kushte kur kemi parë në mes të krizës së refugjateve, vende si Sllovenia, si Kroacia, të cilët janë anëtare të BE-së, por jo nga vendet më të fuqishme dhe të pasura dhe pastaj Serbia dhe Maqedonia, që nuk janë vende anëtare të BE-së, por që aspirojnë te bëhen, të cilat u sollën shumë më mirë dhe në mënyrë shumë më europiane sesa disa vende shumë më të pasura europiane dhe që mendojnë se çdo gjë varet nga gjeografia dhe që për shkak të vendndodhjes së tyre gjeografike, Sllovenia, Maqedonia, Sllovenia, Serbia, Kroacia , Greqia sidomos, duhet t?i marrin të gjithë, dhe për shkak të vendndodhjes gjeografike, disa vende të pasura të thonë ?jo?. Ku janë vlerat europiane këtu? Çfarë kuptimi ka e gjithë kjo? Dhe ata mendojnë në mënyrë të gabuar se duke i mbajtur jashtë kufijve të tyre, nuk do të preken. E kundërta është e vërtetë.?Rama nuk ngurroi t?i konsideroje zërat për braktisjen e projektit europian, si mungesë vizioni mbi botën e sotme.?Brenda BE-së ka akoma një problem shumë të madh në lidhje me koordinimin e inteligjencës. Imagjinoni tani, nëse gjithsecili do të shkojë për hesap të vet, në një botë ku ka gjithnjë e më shumë nevojë për koordinim, si do shkojnë punët përsa i përket sigurisë. Këta njerëz që thonë ?ta lëmë Europën, të shkojmë në kështjellën tonë dhe të mbrohemi nga barbarët?, ata nuk e kanë aspak idenë sesi do e zhvillojnë ekonominë në kështjellën e tyre. E dyta, ata nuk e marrin aspak parasysh sesi dhe sesa shumë ka ndryshuar struktura e botës dhe natyra e armikut. Pra, çështja nuk ka të bëjë më me faktin se po lufton një armik jashtë mureve të kështjellës, por një armik që gjendet në çdo oborr dhe në çdo prag. Askush nuk mund të ndërtojë një vend më të sigurt, nëse nuk do të jemi të ndërlidhur.?Në panelin, pjesë e të cilit ishin Presidenti i Sllovenisë, ajo e Kroacisë dhe Kryetari i Senatit të Kanadasë, Rama theksoi se Shqipëria beson tek Bashkimi Europian dhe nuk ka nevojë për referendum për t?iu bashkuar Unionit,, pasi siç tha, është si të bësh një referendum në lidhje me faktin nëse duam të jetojmë në histori, apo të dalim nga historia.

Share This Video


Download

  
Report form