Tabaku-Veliaj, qëndrime të kundërta për zhvillim - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-11-13

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komiteti i Rajoneve të Bashkimit Europian ka bashkuar si rrallëherë ne një tryeze kryetarin e bashkisë se Tiranës Erion Veliajn dhe partine demokratike; te cilët kane sjelle dy perceptime te ndryshme për realitetin ne kryeqytetin shqiptar.Erion Veliaj: ?Ndonjëherë avantazhi i të qenit i paavantazhuar siç është Shqipëria një vend në zhvillim është që mund t?i kalosh menjëherë etapat dhe shumë etapa që qytetet i kanë kaluar në vitet ?90 me trame, me kabllo ne mund të kalojmë menjëherë aty ku është teknologjia më e fundit. Qofshin këto mjetet elektrike, qofshin këto biçikletat që hapen e mbyllen me celular, qofshin shumë prej nismave të gjelbra që nuk kanë nevojë të shpikim rrotën por mund të kapim qytetet evropiane në fazën ku ato janë sot?.Veliaj ka theksuar se te gjithë duhet te bëhen bashke për te mirën e qytetareve përtej bindjeve politike.?Unë e di që ne mund të kemi ideologji të ndryshme të majta ose të djathta, por besoj se të gjithë jemi praktikë kur vjen puna te menaxhimi i qyteteve, mbledhja e plehrave, autobusët që vijnë në kohë, mbjellja e pemëve, cilësia e ajrit, janë çështje pa parti. Dhe pavarësisht bindjeve tona, në fund të ditë të gjithë duam të kemi qytete funksionale, dhe takime të tilla të cilat na mësojnë sesi qytetet mund të bëhen më funksionale janë gjithmonë të mirëpritura?.Por opozita ka ide te ndryshme se si qytetet mund te bëhen me funksionale dhe Jorida Tabaku ne emër te PD kritikoi ashpër kryebashkiakun Veliaj.Jorida Tabaku: Bashkia e Tiranës ka shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke e bërë Tiranën, qytetin me taksat më të larta, me më pak investime, me përplasje kompetencash, dhe në fund të ditës qytetarët nuk e marrin shërbimin. Unë këtë e quaj dështim.Tabaku ka goditur edhe reformën territoriale e cila u miratua pa votat e opozitës, reforme e cila sipas PD u realizua thjesht për interesin elektoral te PS. Tabaku ka risjelle ne vëmendje premtimin e qeverise se reforma do te kursente 80 milionë euro.Sot të dhënat e buxhetit tregojnë se bashkitë shpenzojnë 116 milionë euro vetëm për paga. Kjo është një vlerë dy herë më e lartë se e 2014-ës që është viti paraardhës i reformës territoriale.Ne zgjedhjet e 30 qershorit gara me e forte do te jete ajo për bashkinë e Tiranës dhe ne kampin e majte duket se do te ketë një rikandidim te Veliajt ndërsa ne kampin e djathte ende nuk është përcaktuar kandidati, edhe pse dihet qe Jorida Tabaku nuk do te kandidoje për këtë post.

Share This Video


Download

  
Report form