Komisionet e larta bankare. B.SH: kontrolloni tarifat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me hyrjen në fuqi të paketës fiskale, tashmë të gjitha bizneset janë të detyruara që çdo pagesë mbi 150 mijë lek ta bëjnë përmes bankave. Por ndryshe nga shumë shtete të tjera bankat në Shqipëri mbajnë përqindje të lartë për këto shërbime, të cilat rëndojnë kostot sidomos për bizneset e vegjël. Arjan Kadareja, anëtar i bordit të bankës së shqipërisë pranon që komsionet bankare për shërbimet që i ofrojnë klientit janë të larta. Por kjo sipas tij ndodh pasi tregu bankar në Shqipëri është i vogël çka në njëfarë mënyre detyron bankat që shumicën e shërbimeve ta ofrojnë me pagesë. Bizneset kërkojnë që ekzekutivi të ndërhyjë në dy forma, ose të vendosë një kufi tavan për çmimin e transaksionit, ose të liberalizojë tregun. Por përpara se të çdokush të bëjë një pagesë apo të hapë një llogari duhet të kontrollojë edhe vlerat e komisioneve që çdo bankë mban ndaj tij.

Share This Video


Download

  
Report form