Çfarë po ndodh me depozitat bankare?! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjendur në kushtet e rënies ekstreme të fitimit nga kursimi i parave në bankë, individët kanë filluar që të depozitojnë kursimet e tyre me afat më të gjatë duke bërë që efekti lehtësues i poetikës monetare që po ndjek Banka e Shqipërisë të mos japë efekt. Para një muaji Banka Qëndore e uli për të 13-ën herë rresht normën e interesit të lekut, duke e çuar atë në 2%. Këto lëvizje bënë që 13 miliard lekë depozita të cilat ishin me afat të ulët, të depozitohen me afat mbi dy vite. Ekspertët thonë se në këto kushte interesa më të leverdishme mund të sjellin fondet e investimit. Por mendimet e ekspertëve ndahen sa i përket vendimeve që ka marrë Banka e Shqipërisë, një pjesë e tyre mendojnë se mjedisi i ekonomisë shqiptare është që të mos ketë një normë kaq të ulët për interesin e monedhës kombëtare. Ulja e interesit të lekut ka bërë që individët të fitojnë më pak para, por e kundërta ka ndodhur me bankat, të cilat pavarësisht krizës fitimet i kanë të larta. Kjo shpjegohet me faktin se bankat tregtare nuk kanë ulur sa duhet interesat e kredive dhe mbajnë po ashtu edhe kosto të larta për shërbimet bankare.

Share This Video


Download

  
Report form