“Tarifat e larta, barrierë për biznesin e vogël e të mesëm” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht vullnetit pozitiv të treguar nga dy qeveritë në Tiranë e Prishtinë, sërish tregtia mes Kosovës dhe Shqipërisë has në pengesa serioze.Shqetësimet janë parashtruar nga biznese të dy vendeve. Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kosovë, thotë se nisma për të zgjatur autostradën me Prishtinën deri në Nish të Serbisë, vlerësohet si një masë pozitive. Por Arian Zeka tërheq vëmendjen se para se të mendohet bashkëpunimi me Serbinë, Shqipëria duhet të nxisë tregtinë me Kosovën.Sipas sipërmarrësve, barrierat tarifore janë problematike. Niveli i lartë i tyre nuk stimulon tregtinë nga bizneset e vogla dhe të mesme, por vetëm ato të mëdha, çka e bën këtë proces si të përqendruar vetëm më 15 kompani.Këto shqetësime u bënë publike gjatë konferencës, ?Aspirata për një treg të përbashkët?. Qëllimi i saj është evidentimi i problemeve si dhe sugjerimet përkatëse ndaj dy qeverive për lehtësimin e kushteve.

Share This Video


Download

  
Report form