http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e shtetit ka nisur kërkimet në Dibër për dy kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi porositës të automjeteve në të cilat u gjetën 3. 4 milionë euro të padeklaruara.
Biznesi i tyre për dhënien me qera të automjeteve në Laprakë është mbyllur ndërsa prokuroria ka nisur procedurat e sekuestrimit të aseteve të tyre.
Organi akuzës po verifikon dhe të shkuarën e importeve të kushërinjve për të parë nëse ka pasur ngarkesa me automjete të tjera.
Veç kësaj drejtoria e standardeve profesionale në policinë e shtetit ka nisur procedimin disiplinor për disa efektivë të policisë kufitare në Durrës dhe krimit ekonomik.
Ende nuk dihet nëse procedimi ka nisur për shkak të fotove të publikuara në media apo dyshimeve për rrjedhje informacioni pak para se të niste operacioni çka bëri që edhe dy kushërinjtë Vladi të arratiseshin.
Pak ditë më parë policia e shtetit tha zyrtarisht se ajo kishte e para informacionin por rezultoi se edhe shërbimi informativ kishte dijeni.
Për këtë prokuroria ka nisur verifikime dhe për dekonspirimin e operacionit në të cilin u gjet valuta 3.4 milionëshe në euro dhe franga zvicerane.
Agim Ceka Klevi Lika Adi Cani dhe Alban Mollaymemri do të dalin të enjten para gjykatës së Durrësit ndërsa prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg.
Dosja pritet ti kalojë më pas krimeve të rënda.