Ora News - Nga apartamentet, tokat dhe llogaritë bankare, sekuestrohen pasuritë e Çilotajve

Ora News Lajme 2018-07-19

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pak muaj pasi i sekuestroi një magazinë me drogë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka vendosur sekuestro mbi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve Shpëtim Çilotaj, Vladimir Çilotaj, Agur Çilotaj dhe Jonida Çilotaj.

Sipas organit të akuzës, "procedimi pasuror ka filluar mbi bazën e informacionit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasit Shpëtim dhe Vladimir Çilotaj të përfshirë në aktivitete kriminale, për të cilat janë dënuar në Shqipëri, Belgjikë dhe Greqi për veprat penale ?Vjedhje? parashikuar nga neni 134/2 K.Penal, ?Trafikimit të mjeteve motorike?, parashikuar nga neni 141/a K.Penal, ?Tregtimit të mallrave kontrabandë dhe për mallra akcize?, parashikuar nga neni 76 K.Penal si dhe për vepra të tjera penale".

Çështja kaloi në Prokurorinë për Krime të Rënda në kuadër të ligjit antimafia dhe Urdhërit të Prokurorit të Përgjithshëm nr.106, datë 18.05.2010 ?Për bashkërendimin e raporteve mes Prokurorive të Rretheve Gjyqësore dhe Prokurorisë për Krime të Renda? (pika 3).

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nga-apartamentet-tokat-dhe-llogarite-bankare-sekuestrohen-pasurite-e-cilotajve

Share This Video


Download

  
Report form