Ora News - Habilajve u sekuestrohen bizneset, do bllokohen dhe llogaritë bankare

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Operacioni për arrestimin e të ashtuquajtës "Banda e Babicës" ka vijuar me sekuestrimin e bizneseve të vëllezërve Habilaj por dhe me evidentimin dhe bllokimin e llogarive bankare të këtij grupi kriminal.

Drejtori i Policisë së Vlorës Gentian Shehaj doli sot paradite në një deklaratë për median për të bërë publike vijimin e këtij operacioni.

Janë sekuestruar 3 aktivitete biznesi, 5 automjete dhe një mjet lundrues.

Habilajt akuzohen per pastrim parash

"Policia e Vlorës ka vijuar punën për identifikimin  dhe sekuestrimin e aseteve dhe pasurive që  rrjedhin nga kjo veprimtari kriminale ku ka referuar në Prokurori materialet në ngarkim të vëllezërve Habilaj, për veprën penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal "Pastrimi i produkteve të veprës penale", për 3 aktivitete biznesi, 5 automjete dhe një mjet lundrues," deklaroi paraditen e sotme  në një prononcim për median Gentian Shehaj

Kontrolle ne pronat e Habilajve

Gjithashtu gjatë natës kanë vijuar kontrollet në disa objekte dhe prona në pronësi të vëllezërve Habilaj.

"Policia e Vlorës në sinkronizim të plotë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka vijuar kontrollet në disa objekte dhe prona në pronësi të vëllezërve Habilaj, për kapjen e pjestarëve të kësaj bande, por edhe sekuestrim të lëndës narkotike, pasi dyshohej se në këto objekte mund të kishte sasi të lëndës narkotike të fshehur,"  deklaroi paraditen e sotme  në një prononcim për median Gentian Shehaj

Kontrollet janë në vijim të Mega - Operacionit "Banda e Babicës", të zhvilluar nga  Policia e Vlorës nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë dhe mbështetjen e Repartit Delta Forcë, ku u sekuestrua 4 ton Cannabis Sativa, armë gjahu, municion luftarak, mjet lundrues dhe u arrestuan dy shtetas

Me 30 prill dosja e Habilajve ne Prokurori

Policia e Vlorës informon se në datën 30 Prill 2017 ka referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda materialet proceduriale për grupin kriminal të njohur si "Habilaj", pas informacioneve të siguruara për aktivitetin kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/habilajve-u-sekuestrohen-bizneset-do-bllokohen-dhe-llogarite-bankare/

Share This Video


Download

  
Report form