Ora News - Bllokohen llogaritë e kompanisë që administron përpunimin e naftës në Fier dhe Ballsh

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Ionian Refining and Trading Company ? IRTC? sha, kompania që shfrytëzon prej më shumë se një vitit rafineritë përpunimit të Naftës së ARMOS në Ballsh e Fier po i nënshtrohet një hetimi të plotë tatimor.

Administrata tatimore, do të verifikojë të gjitha transaksionet bankare të shoqërisë që ka krijuar sipas burimeve një borxhe prej mbi 50 milion euro ndaj shtetit.

Ora News arriti të konfirmojë se Drejtoria e Tatimeve të Tiranës ka kërkuar nga bankat tregtare informacion mbi çdo transaksion të kryer nga kjo shoqëri apo administratori Sulaj për të verifikuar nëse ajo ka transferuar para në llogari të tjera brenda po jashtë vendit.

Sipas të dhënave, kompania ka arkëtuar mbi 220 milionë euro nga shitja e naftës, ka krijuar mbi 50 milionë euro borxhe, taksa të papaguara kryesisht TVSH dhe taksë qarkullimi.

Të tjera burime nga tatimet thonë se që në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar llogaritë e subjektit janë bllokuar me barrë siguruese dhe hipotekore.

Shifrat zyrtare nuk bëhen të ditura, por sipas rregulloreve, pas kalimit të afatit një mujor nga urdhri për vendosjen e barrës siguruese, të gjitha asetet do të sekuestrohen siç sanksionohen në ligjin për procedurat tatimore.

IRTC mori në shfrytëzim rafinerinë e ARMO-s në shtator të vitit 2016 sipas një marrëveshje me kreditorët privatë, ndërsa u prezantua nga qeveria si shembull suksesi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bllokohen-llogarite-e-kompanise-qe-administron-perpunimin-e-naftes-ne-fier-dhe-ballsh#.Wk0qniWiQQU.facebook

Share This Video


Download

  
Report form