Report TV - Prokuroria ngrin pasuritë e llogaritë e kompanisë së ujit 'Blue Eye Water'

Report TV 2019-05-23

Views 4

Hetimet e nisura nga prokuroria e Tiranës për mënyrën e tjetërsimit të një kompanie uji dhe pronave të saj në Sarandë,kanë sjellë bllokimin e disa pronave dhe llogari bankare që konsiderohen si kapitale të kompanisë ?Blue Eye Watër?. Vendimi për bllokimin e pasurive të paluajtshme në hipotekë dhe llogarive bankare që kjo kompani ka në bankat e nivelit të dytë, është marë nga prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit prej vitit 2018 ka nisur procedimin penal nr. 4327/1 për akuzën e ?Falsifikimit të dokumentave?, ku siç mësohet nga burimet pranë prokurorisë në këtë dosje po verifikohet pozicioni penal i biznesmenit Bashkim Shalla, i cili është dhe fituesi i konçesionit 15-vjeçar të parkimeve në qytetin e Vlorës.

Njëherësh me Bashkim Shalla, prokuroria thotë se në verifikim janë dhe dy shtetasit amerikanë Craing Francis White dhe John Alfred Obrien, të cilët kanë përpiluar një sërë dokumentash të dyshimta,nga ku më pas janë bërë aksionerë të vetëm të kompanisë ?Blue Eye Watër? në Shqipëri, duke spostuar pronarin e vetëm të kësaj kompanie Donald Shena,i cili ishte në ditët e fundit të jetës së tij. Sipas prokurorisë dyshohet se pas kësaj administratorit Bashkim Shalla, dhe dy personavetë huaj Craing Francis White dhe John Alfred Obrien, automatikisht i lindi e drejta për të kontrolluar të gjitha pronat e blera nga Shena në fshatin Krongj të Sarandës. Por tashmë për këtë çështje ka nisur një hetim i thelluar në prokurorinë e Tiranës, e cila pak kohë më parë i është drejtuar me një letërporosi autoriteteve të shtetit në Delaëare në Amerikë, duke kërkuar informacion mbi kompaninë amerikane ?Blue Eye Water INC? dhe dy shtetasit Craing Francis White dhe John Alfred Obrien. Letërporosia e prokurorisë dërguar në SHBA konsiston në kërkimin e informacionit për sa i përket datës kur është themeluar kjo kompani si dhe verifikimin e hyrjes apo daljes në sistemin kufitar të SHBA të Donald Shena në periudhën kur është nënshkruar një kontratë shitje të kompanisë ?Blue Eye Watër? në Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form