Dyfishohet taksa e pasurisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse banoni në një apartament të ndërtuar para vitit 1993, atëherë ju do të paguani më shumë para për taksen e pasurisë. Nga janari i vitit që vjen, taksa e banesës që aktualisht është 15 lekë për metër katrorë do të bëhet 30 lekë, pra do të dyfishohet. Ndërsa kush ka një shtëpi të dyte apo të tretë taksa dyfishohet. Të njëjtën taksë pasurie do të paguajë dyfish edhe biznesi. Nga 200 lekë, taksa për aktivitet ekonomik shkon në 400 lekë për metër katror. Po paralelisht me këtë situatë biznesit të vogël i ulet tatimi mbi fitimin nga 10 në 7.5%. Ministria e Financave ka shpjeguar argumentet në komisionin e ekonomisë. Nga kjo rritje preken rreth 60 % e shqiptareve pasi sipas të dhënave të fundit të Censusit, ky është niveli i familjeve shqiptare që banojnë në pallate të vjetra. Për ish-ministri Ridvan Bode, kësaj situate po t'i shtohet edhe kostoja e çmimit të karburantit që do të rritet në 2014, e bën jetesën e shqiptareve edhe më të shtrenjtë. Taksa e pasurisë vilet nga pushteti lokal, dhe aktualisht është një nga detyrimet që mblidhet më pak në buxhet, në masën 30 apo 40 %. Ndaj edhe përfaqësues të mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë i kërkuan Ministrisë se Financave që të gjejë mekanizmat për të rritur arkëtimin e saj.

Share This Video


Download

  
Report form