“Këshilli i pasurisë e padrejtësisë” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-06-13

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk ndalet. Pas sulmeve publike ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj, tashmë Tahiri akuzoi rëndë Këshillin e Lartë të Drejtësisë se mban në gjirin e tij gjyqtarë të korruptuar si Gjin Gjoni. Ministri nuk presidentin nisnani, te cilin e etiketoi si kreun e Këshillit të pasurisë dhe jo të drejtësisë.?Sot KLD ka fytyrën e Bujar Nishanit dhe Gjin Gjonit. Është Këshilli i Lartë i Pasurisë dhe jo Drejtësisë. Nuk ma mbyllin dot gojën me një padi penale dhe as me 1 milionë padi. I falënderoj që nuk kanë kurajën t?i tregojnë publikut pasurinë por të ngrenë padi?.Ne daljen e peste per mediat pas pezullimit nga detyre te Drejtorit te Policisë se Shtetit Haki Çako dhe arrestimit te dy vartësve te tij, Ministri ritheksoi se, gjyqtare e prokuror janë bërë bashkë për të ndaluar reformën në drejtësi. Ende nuk është zbardhur kërkesë-padia që KLD përpiloi në një mbledhje jashtë radhë të mbajtur ditën e shtunë ndaj Saimir Tahirit. Por burime nga KLD i thane Vizion Plus se Tahiri akuzohet për fyerje, kanosje dhe shantazh të bëre në adresë të gjyqtarit Aliaj.

Share This Video


Download

  
Report form