http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjysma e gjyqtareve dhe prokuroreve nuk do ta kalojnë Vetingun. Ky është konstatimi i Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive i cili ka detyre ligjore verifikimin e një prej tre komponentëve te Vetingut; pasurinë. Gjate raportimit ne komisionin e ligjeve kryeinspektori Shkelqim Ganaj deklaroi se rezultatet e kontrollit te pasurisë janë shqetësuese.
Shkelqim Ganaj: ?Rezulton që tek 50% e tyre të kenë problem qoftë në fshehje të pasurive qoftë në deklarime të rreme, qoftë për rastet e konfliktit të interesit.?
Sipas Ganaj numri me i madh i gjyqtareve qe nuk kalojnë Vetingun janë ne Gjykatën e Apelit.
?Duke parë që Gjykata Kushtetuese është tani jashtë funksionit, Gjykata e Lartë është me mangësi të mëdha, unë mendoj që vitin tjetër ne do të jemi edhe pa gjykatë apeli me këtë trend që të paktën duket në të dhënat e para?.Janë 794 prokurore e gjyqtare qe i nënshtrohen Vetingut dhe për këtë arsye Inspektorati ka nisur hetime për me shume se 3 mije persona dhe janë rreth 1 milion e 200 mijë faqe dokumentacion qe janë ne funksion te kontrollit te pasurisë.