http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtetet e Bashkuara te Amerikes vleresojne punen e qeverise ne luften kunder trafikut te qenieve njerezore por kritikojne ashper strukturat e drejtesise. Diplomati amerikan ne Tirane, Aleksander Arvizu, e cilesoi gjyqesorin nje nga hallkat me te dobeta ne luften kunder ketij fenomeni. Si përfaqësues i nje prej vendeve financuese per çeshtjen e trafikut, ambasadori Arvizu theksoi se numri i arrestimeve per kete fenomen duhet te reflektohet edhe ne denime. Duke iu referuar vetem vitit te kaluar 2013, diplomati amerikan tha se Shqipëri u dhane vetem dy denime per trafikimin njerezor. "Qeveria mund te beje te gjithe përpjekjet e saj, por ne Shqipëri pa kete hallke shume te rendesishme dhe te dobet qe është gjyqësori kjo nuk mund te arrihet. Fatkeqësisht ne 2013 pati vetem dy te denuar per trafik te qenieve njerezore. Eshte jetike qe numri i arrestimeve te përkthehet ne numer me te larte denimesh. Qe te ndodhe kjo qeveria duhet te vijoje punen e saj por gjykatësit dhe prokuroret duhet te jene pjese e kesaj përpjekjeje". Numri dy i qeverise Niko Peleshi shprehu vendosmërinë e qeverise per ta vijuar luften ndaj çdo trafiku ne Shqipëri. Zv/kryeministri theksoi nevojën e masave qe duhen ndërmarrë nga policia ndërsa akuzoi ashpër sistemin e drejtësisë per mosfunksionim dhe korrupsion ne te gjitha hallkat e saj. Numri dy i qeverise i beri apel te gjitha forcave politike qe pertej axhendes dhe qëndrimeve te tyre te bëhen pale ne luftën ndaj çdo trafiku ne Shqipëri.