http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria mbetet një vendburimi i trafikut të qenieve njerëzore. Ky është konkluzioni i raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikun, për vitin 2015. Në këtë dokument evidentohet se burrat, gratë e fëmijët janë subjekte të trafikut, veçanërisht trafikut te seksit. Ne ketë dokument, DASH rekomandon hetimin dhe inkurajon dënimin e trafikantëve, edhe nëse këta të fundit rezultojnë të jenë të lidhur me zyrtare te lartë.?Duhet te sigurohet asistenca mjekësore falas për viktimat e trafikut sipas ligjit 2014 dhe vendimit të ministrisë; duhet te përmirësohen shërbimet e ofruara sa i takon strehimit. Te hetohen ndiqen penalisht dhe dënohen trafikantët, përfshirë zyrtarët e larte. Inkurajojmë viktimat qe të ndihmojnë në ndjekjen penale të trafikanteve të tyre. Nevojitet gjithashtu dhe përmirësimi i kapaciteteve te policisë kufitare dhe migracionit?. Në këtë raport, thuhet se viktimat trafikohen në vendet fqinjë si Mal të Zi e Greqi, por dhe Brtiani, Norvegji e Rusi, ku janë subjekte të trafikut të qenieve seksuale.