http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vala e largimeve drejt vendeve të unionit, ndihet edhe në Levan të Fierit. Janë të shumtë personat që braktisin vendin, me qëllimin për te siguruar një të ardhme më të mirë. Banoret e Levanit pohojnë se papunësia dhe gjendja e rënduar ekonomike është shkaku kryesor që i detyron të largohen. Mania për te ikur me shpresën e sigurimit te azilit ka përshirë edhe banorët e komunitetit rom në këtë fshat. Jo vetëm të rinj, por familje të tëra romësh po i drejtohen Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së. Ata pak banorëve që kanë mbetur shprehen se nuk kanë asnjë përkrahje nga institucionet. Kruja është një tjetër qyteti i prekur nga largimi masiv i banorëve. Vetëm ditët e fundit 300 persona kane lënë qytetin. Ikja e shqiptareve drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të unionit po shndërrohen në një problem mjaft shqetësues.