http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas mbërritjes nga Greqia në Tiranë të dosjes voluminoze për te ashtuquajturin Eskobari i Ballkanit, Klement Balili, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur ndaj tij hetimin pasuror në bazë të ligjit antimafia. Balili akuzohet zyrtarisht për veprën penale, trafikim të lëndëve narkotike në shtetin fqinji së bashku edhe me disa persona të tjerë shqiptare të arrestuar më herët. Ne dosjen greke thuhet se ka dyshime se 46-vjecari ka ndryshuar identitet. Sipas hetuesve ai fshihet në zonën e Sarandës, duke pasur edhe mbrojtjen e policisë lokale. Për ta forcuar këtë akuzë prokuroret grek kanë shkruar në dosje se të dielën e 16 tetorit 2016, Balili kishte kaluar drejt shtetit maqedonas nëpërmjet pikës kufitare të Tushemishtit, me kartë identiteti të ndryshuar, ndërkohë që ishte kthyer po atë ditë në mbrëmje ne vendlindje. Transporti i trafikantit të drogës ishte bërë me autobusin e linjës, duke mos tërhequr edhe vëmendjen e autoriteteve kufitare. Përveç kërkesës për arrestim ndaj Balilit, në fillim të muajit nëntor mbërritën në Tiranë edhe 2 prokurorë grek, të cilët kanë kërkuar intensifikimin e hetimeve pasurore për familjarët e 46-vjecarit që jetojnë në disa vende të BE, si Itali e Gjermani. Prej 6 muajsh, Klement Balili është shpallur në kërkim. Ai dyshohet se trafikonte tonelata drogë, drejt Bashkimit Europian për këtë arsye ka edhe një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij konkretisht nga Interpoli.