Krimet më të rënda të 2011-ës - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 17

Viti 2011 mbyllet me një bilanc tragjik viktimash ku vetëm ne Tiranë numërohen 28 te vrare, ndërsa krimet me te bujshme nuk kanë ende një emër autori. Ngjarja me e rënde u shënua me 21 janar me vrasjen përballe kryeministrisë te katër protestuesve, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj. Prokuroria akuzoi për ngjarjen gardën e republikës, duke firmosur për krerët kryesore te saj urdhër-arrestet, te cilat fillimisht u refuzuan te zbatohen nga policia.
Çështja është ende ne hetim ndërsa i vetmi nga gardistet që ndodhet i arrestuar është Agim Llupo, për te cilin u vërtetua se ka qëlluar mbi Ziver Veizin. Një tjetër krim, për të cilin prokuroria edhe policia nuk kane dhënë ende një motiv, ndodhi ne 29 korrik ku ne rrethana ende te pazbardhura u ekzekutua avokati 33 vjeçar Sokol Doci. Ngjarja ndodhi ne kryeqytet ne afërsi te shkollës "1 maji" por megjithe hetimet e shumta, gjithçka mbetet e pazbardhur. Krimi kulmoi me ngjarjen e 9 shtatorit ne Vlorë ku u vra në mënyre mafioze, me tritol ne makinë, gjyqtari Skerdilajd Konomi. Megjithëse qe ne fillim u dyshua se atentati kishte lidhje me një konflikt pronash çështja i kaloi për hetim prokurorisë së krimeve të rënda, e cila deri tani nuk ka dhënë asnjë emër te dyshuari. Në 26 shtator një tjetër vrasje u shënua ne kryeqytet. Persona te paidentifikuar ekzekutuan Arjan Selimin ish anëtar i grupit te drogës te goditur me operacionin "Kompas". Edhe kjo ngjarje si shume te tjera nuk ka një autor te dyshuar. Në 24 tetor u gjet ne Durrës i shkrumbuar ne makinën e tij, oficeri i kundërzbulimit në drejtorinë e shërbimit informativ, Isa Çopa. Fillimisht u dyshua për vetëvrasje por ndërkohe po hetohet edhe ne pistën e vrasjes me paramendim. Ngjarja e rende e radhës u shënua në kryeqytet mesnatën e 8 dhjetorit, ku iu vendos tritol shtëpisë së nëndrejtorit të policisë se Tiranës Dorian Muca. Megjithëse kamerat e sigurisë fiksuan siluetën e autorit ende policia nuk ka mundur të zbardhe identitetin e tij si dhe motivin e krimit te rende. Shume te vrare u shënuan edhe për motive pronësie, ku dy biznesmenë, ne Fier dhe se fundmi ne Vlore, u qëlluan për vdekje pranë ambienteve te punës. Por ne 2011 nuk munguan as krimet makabre, siç ishte rasti i te moshuarit Gaqo Dumka nga Korça, i cili copëtoi me spate te dashurën e tij.

Share This Video


Download

  
Report form