Dyfishohet taksa e banesave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka planifikuar që të dyfishoje taksën e pasurisë për të gjithë qytetarët që kanë një shtëpi të dytë per banim ose që e përdorin atë për aktivitet ekonomik. Por aktualisht taksa mbi banesën që paguhet 1 herë në vit edhe pse e vogël në vlerë, konsiderohet si taksa që mblidhet më pak nga pushteti lokal. Sipas Censusit të fundit, në Shqipëri, numërohen rreth 1 milion banesa, të cilat në bazë të ligjit duhet të paguajnë taksën mbi pasurinë. Kryetarja e minibashkisë numër 5, Jeta Seitja tregon se ne territorin e saj vetëm 20 % e qytetarëve paguajnë. Nga ana tjetër informaliteti në tregun e banesave ka stimuluar mos pagesën e kësaj takse, e cila për ndërtimet para vitit '91, është 10.5 lekë për metër katrorë, ndërsa pas këtij viti taksa është 21 lekë. Ndërtuesit thonë se mungesa e hipotekimit të pallateve është një tjetër shkak për shmangien nga pagesa.

Share This Video


Download

  
Report form