Të pastrehët në Korçë, Enti i banesave kushtëzon shpërndarjen - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mungesa e një pune të qëndrueshme e ka penalizuar dyfish. Familja e Rajmonda Mukës nga Korça, përveçse e varfër është edhe e pastrehë. Edhe pse jeton prej 20 vitesh në disa baraka druri, familja e saj nuk ka përfituar banesë sociale. Kjo për faktin se ajo duhet të plotësoje disa kritere financiare për të shlyer kredinë e butë të apartamentit. Në Bashkinë e Korçës janë rreth 2500 të pastrehë që presin të përfitojnë nga shpërndarja e 40 banesave sociale. Por absurdi ndodh me shpërndarjen e tyre. Sipas një vendimi të Entit Kombëtar të Banesave shtëpinë e përfiton ajo familje që mund ta blejë me para në dorë. Një i pastrehë duhet të ketë 3 milionë lekë të rinj për të përfituar apartament me kosto të ulet. Bashkia e Korçës ka kundërshtuar vendimin e entit të banesave. Ndërkohë, vetë bashkia ende nuk ka bërë shpërndarjen e 100 banesave sociale për të pastrehët. Në muajt e parë të 2014 pritet të nisë shpërndarja e banesave sociale. Por familje si ajo e Rajmodës do të mbeten serish pa strehë dhe të penalizuara nga varfëria.

Share This Video


Download

  
Report form