Bankat refuzojnë të pastrehët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Problemi i strehimit në qytetin e Durrësit është bërë më i mprehtë pas refuzimit të kredive për një numër të madh familjesh, të cilat u futën në listën që ka miratuar këshilli bashkiak për familjet që përfitojnë kredi të butë. Ne tre vitet e fundit Këshilli Bashkiak ka miratuar në total 1248 emra, por vetëm rreth 100 persona ose afërsisht 8 përqind e tyre kanë marrë miratimin nga banka për të përfituar kredinë e kërkuar për strehim. Kryetarja e Komisionit të Strehimit në këshillin Bashkiak shprehet se Këshilli ka miratuar të gjitha kërkesat e familjeve të pastreha që plotësojnë kriteret. Personat e pastrehë presin çdo ditë para bashkisë me shpresën për të marrë një konfirmim se do të jenë në listën përfundimtare të familjeve që do të përfitojnë hyrje nga banesat sociale. Duke qenë se shumë pak qytetarë që kanë aplikuar për kredi e kanë përfituar atë nga banka e cila ka nënshkruar marrëveshjen me bashkinë, lufta për 125 hyrjet e reja që do të ndahen së shpejti në Durrës, bëhet më e madhe. Personat që përfitojnë kredi për shtëpi do të duhet ta shlyejnë atë me interes 3 %, ndërsa pjesa e mbetur e interesit prej 9 përqindësh mbulohet nga bashkia.

Share This Video


Download

  
Report form