Ndihma për të pastrehët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Tiranës ka mundur të përballojë natën më të ftohtë të këtij dimri, ndërsa ka ofruar strehë dhe të gjitha kushtet e nevojshme për rreth 150 persona në 4 qendrat sociale. Një peshë të madhe në përballimin e motit të ftohtë të këtyre ditëve në Tiranë, kanë pasur edhe punonjësit e zjarrfikësve. Kryebashkiaku Veliaj, ka vlerësuar punën e tyre, duke nënvizuar se i janë përgjigjur në kohë të gjitha emergjencave për ndihmë.?Jam krenar që jam kryetar i një qyteti që funksionon me këtë filozofi, të gjithë për një, kur vjen puna tek rastet në nevojë. Zjarrfikësit kanë qenë heronjtë e qytetit tonë dhe jam këtu për t?u treguar se sa krenar jam si kryetar Bashkie për të gjithë ata që kanë shërbyer me 3 turne në këto ditë gatishmërie. Fatmirësisht, falë shërbimit të heronjve tanë nuk kemi pasur asnjë fatalitet në Tiranë dhe do doja që të vazhdonim në këtë gjendje edhe dy tre ditët e ardhshme, teksa temperaturat ngrihen.?Kreu i Bashkisë, theksoi se pavarësisht faktit që situata më e vështirë tashmë ka kaluar, duhet ende kujdes dhe vëmendje, si nga institucionet shtetërore, ashtu edhe nga vet qytetarët.?Më e keqja ka kaluar, do të thotë që rastet më të vështira kanë qenë i ftohti i këtyre ditëve. Ka pasur mbi 150 vetë që janë strehuar në qendrat sociale. Besoj se qyteti u bashkua më shumë se kurrë në këto ditë të vështira dhe kemi kaluar me sukses një nga situatat më problematike që Tirana ka hasur në dekadën e fundit. Do të doja të vazhdonim kështu dhe do të doja të falënderoja të gjithë ata qytetarë, që pavarësisht kushteve modeste ekonomike që kanë pasur, që ose kanë qenë vullnetarë në qendrat tona, ose kanë shërbyer duke gatuar, ose kanë sjellë ushqime dhe veshmbathje. Është shenja e një qyteti ideal. Besoj se Tirana është ideale, jo se ka infrastrukturë të madhe, por sepse ka njerëz me zemër të mirë dhe ka njerëz që janë gati të shërbejnë kur qyteti ka nevojë.?Shërbimi i Zjarrfikëses ka qenë në gatishmëri për të gjitha ngjarjet. Ndërkohe bashkia thote se janë marrë të gjitha masat edhe për ditët në vijim, deri në normalizimin e temperaturave.

Share This Video


Download

  
Report form