http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 120 kuti me ndihma te rezervave të shtetit, shpërndahen për në Vermosh e Lurë, dy nga zonat më të thella malore ku me dhjetëra familje janë bllokuar nga dëbora. Situata në Lurë ishte tejet e vështirë për shkak të kushteve atmosferike me temperaturat qe arritën deri minus 20 grade, ndërsa ulja e helikopterit ishte e pamundur. Ne ndihme te familjeve ne nevoje ishte dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Gjatë një inspektimi në Klos të Dibrës, Tahiri shpërndahu dhe ndihma për familjet në nevojë.Saimir Tahiri: Jemi këtu për shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë në kushtet e motit të acartë. Jemi në Klos, por e njëjta gjë po ndodh në të gjithë qarkun e Dibrës, në të gjithë qarkun e Kukësit dhe në një pjesë të zonës në juglindje ku ka pasur probleme, veçanërisht në zonat rurale për shkak të motit të vështirë. Po u gjendemi familjeve në nevojë me bazën minimale për ushqime dhe veshmbathje në mënyrë që të gjithë ata që kanë probleme me kushtet e jetesës për shkak të motit, të mos gjenden të vetëm dhe të mos kenë probleme të rënda në jetën dhe shëndetin e njerëzve. Në qarqet Kukës, Shkodër, Dibër, Lezhë, Korçë, Elbasan, Vlorë dhe Berat megjithëse nuk ka pasur reshje, për shkak të temperaturave të ulëta dhe erës së fortë, në disa akse rrugore ka pasur prezencë akulli. Sipas të dhënave të shtabit të emergjencave, të gjithë segmentet rrugore kombëtare janë të qarkullueshme, disa pjesërisht me zinxhirë. Firmat kontraktore vazhdojnë punën për pastrimin e borës, sidomos në segmentet problematike te njësia administrative Arrën në Kukës, Lurë të Peshkopisë, por dhe disa akse në Shkodër.