Ambasada e Kuvajtit ndihma për familjet e dëmtuara nga tërmeti - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-09-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Përfaqësitë diplomatike në Shqipëri kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti në Tiranë.Ndër të parat që po jep ndihmën e saj është Ambasada e Kuvajtit, e cila ka sjellë trailera me ndihma me elektro-shtëpiake, ushqime e veshje për familjet e prekura nga tërmeti.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i Kuvajtit në Tiranë, Fayez Mishari Al-Jassim, morën pjesë në shpërndarjen e ndihmave të para për banorët.Duke theksuar se kjo sfidë përballohet më mirë kur në krah ke miq donatorë, kryebashkiaku Veliaj shtoi se përpos ndihmave për nevojat bazë, Ambasada e Kuvajtit ka ofruar ndihmë edhe për rindërtimin e shtëpive.?Kemi sot tre trailerat e parë; një përgjigje e menjëhershme e Ambasadës së Kuvajtit, popullit kuvajtjan, qeverisë kuvajtiane. Na kanë sjellë nevojat bazë të emergjencës si batanije dhe ushqime, teksa jemi duke ndërtuar shtëpitë e dëmtuara. Ambasada e Kuvajtit na ka ndihmuar edhe për pjesën pas ndërtimit të shtëpive, pra përveç se do ndërtojmë disa shtëpi bashkë, kemi marrë edhe elektro-shtëpiaket, lavatriçe, frigoriferë, shumë pajisje, që disa prej këtyre familjeve, që janë me ndihmë ekonomike, as nuk i kanë pasur ndonjëherë, me shtëpi të ndërtuara në vitet ?50-?60 me mjete rrethanore, me gurë, baltë, kashtë e kallamishte?, tha Veliaj.Ai shprehu edhe nevojat që kanë bashkitë për pajisje dhe mjete efikase në përballimin e situatave të emergjencës, si në raste tërmetesh, përmbytje, apo zjarri.?Mbaj mend vitin ?91, kur u pushtua Kuvajti. Shqipëria ishte vendi i parë i cili jo vetëm njohu qeverinë e Kuvajtit, por e dënoi atë sulm dhe fatkeqësi që i ndodhi popullit kuvajtjan. Ja si vjen historia! Sot kemi ne nevojë dhe Kuvajti në fakt, ishte i pari që na ndihmoi. Shpresoj shumë që edhe shumë ambasada të tjera, të cilave u kemi kërkuar ndihmë, të na japin një dorë. Ditët dhe javët e para kemi nevojë për ndihmë konkrete, sa të rimëkëmben shtëpitë, dhe më pas edhe për një ndihmë afatgjatë. Kemi nevojë shumë për zjarrfikëse, për bote, për shkallë, që janë kryesisht proceset kryesore të evaukimit, zjarrfikëse-shkallë, për të shpëtuar njerëzit, dhe zjarrfikëse bote, kryesisht për të përdorur motopompën e tyre të ujit, kur kemi raste përmbytjesh, siç ndodhi kësaj here?, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.Ambasadori i Kuvajtit, Fayez Mishari Al- Jassim, tha se kjo është dërgesa e parë e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti, duke shtuar se të tjera ndihma do të ketë në ditët në vijim.?Kjo është vetëm ngarkesa e parë, një dhuratë, disa batanije, lavatriçe, frigoriferë. Do të ketë edhe një ngarkesë tjetër në ditët vijim, që do të përmbajë mes të tjerave produkte të ?real estate?, si edhe kuti të ndihmës së parë?, tha ai. Ambasadori shprehu gatishmërinë që bashkë me OJF-të kuvajtiane të kontribuojnë edhe për sisteme lokale (pompa uji në rrugë) kundra zjarrit, si edhe makina zjarrfikëse.Bashkia e Tiranës ka pr...

Share This Video


Download

  
Report form