Një skeme e re për pensionet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Age Vukaj është një nga 554 mije pensionistet shqiptare. Për pensionin e secilit prej tyre, kontribuojnë 1.2 persona. Pavarësisht kësaj ajo merr një pension të vogël, pasi raporti i duhur kontribuues/përfitues duhet të jetë 2.5 me 3.1. Ashtu si kjo e moshuar edhe dhjetëra pensioniste të tjerë marrin jo më shume se 38% të pagës, ndërkohë që me ligj pensioni duhet të llogaritet jo më pak se 75%. Këtë duhet të ofronte një skeme e suksesshme pensioni, por në Shqipëri ajo ka një deficit prej 1.4% të prodhimit të brendshëm bruto, me nevojë urgjente për reformim. Propozimi i parë për skemën e re vjen përmes një studimi të konfederatës së sindikatave dhe kompanive të sigurimeve bazuar mbi tre kolona, një nga të cilat sigurimi privat i detyruar. Reforma e skemës së pensioneve pritet të zbatohet brenda mandatit të parë të qeverisjes socialiste. Aktualisht buxheti i shtetit shpenzon 71.6 miliardë lekë për të paguar moshën e tretë.

Share This Video


Download

  
Report form