Nis zbatimi i skemës së re për ndihmën ekonomike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nis zbatimi i skemës se re per marrjen e ndihmës ekonomike. 8 mije leke te rinj do te përfitojnë çdo muaj familjet me te varfra ne fshat dhe qytete. Me reformën e re plot 52 kritere duhet te përmbushe nje familje qe jeton ne kushte te vështira, per te siguruar ndihmën financiare nga shteti. Kriteri kryesor janë te ardhurat minimale. Ministri Klosi dhe eksperte ne Ministrinë e Mirëqenies Sociale mohuan zërat se familjet e varfra qe kane televizor apo pajisje te tjera elektroshtepike privohen nga marrja e ndihmës ekonomike. Skema e re e ndihmës ekonomike u pilotua ne tre qarqe, Elbasan, Tirane, Durrës. Kryetarja demokrate e Bashkisë se Shkodrës Votana Ademi, vlerësoi reformën, ndërsa kërkoi me shume autonomi financiare per zbatimin e plote te saj. Ndihmën ekonomike do ta përfitojnë rreth 80 mije persona ne te gjithë vendin. Me reformën ne kete sistem dhe dixhitalizimin e listës se përfituesve, nga skema janë hequr rreth 23 mije persona me prona dhe biznese qe përfitonin ne mënyre abuzive pagesën e ndihmës ekonomike. Paga mesatare e ndihmës ekonomike është 5600 leke nga 3500 qe ka qene me pare.

Share This Video


Download

  
Report form