Buxheti 2016, skemë re për ndarjen e parave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare do t?i japë më shumë para pushtetit vendor në buxhetin e vitit 2016-të. Në një takim me kryetarët e bashkive dhe donatorët e huaj, Ministri i Financave tha se tashmë kompetencat për menaxhimin e fondeve në arsim, sistemin parashkollor dhe shërbimin zjarrfikës do t?i kalojnë pushtetit lokal, përveç kësaj qeveria do t?i rritë buxhetet e bashkive me 50%. Por edhe njësitë vendore të cilat deri më sot nuk kanë arritur të marrin pjesën e rentës minerare që i takon për shkak se janë menaxhuar nga financat, tashmë do t?i marrin këto para. Edhe kreu i Komisionit të Ekonomisë, tha që duhen më shumë fonde për pushtetin vendor. Duke i kthyer përgjigje ministrit Cani, Braçe tha se pavarësisht buxhetit që vendos qeveria, duhet që fillimisht të shohim interesin qytetar. Reforma territoriale arriti të kursejë 60 milion dollarë shpenzime të këtij pushteti të cilat shkonin për pagat e administratës dhe këshillave bashkiakë.

Share This Video


Download

  
Report form