http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama e cilësoi ndërtimi i resortit turistik ?San Pietro? me 5 yje në Gjirin e Lalzit si hapjen një epokë të re për turizmin në Shqipëri. Këto komente kreu i qeverisë i ka bërë gjatë ceremonisë së inaugurimit të këtij resorti turistik, ku ai ishte i pranishëm për të bërë inagurimin e tij. Sipas kryeministrit Rama ardhja e kompanisë prestigjioze spanjolle ?Melia Group? por dhe kompani dhe operatorë të tjerë ndërkombëtarë turistik do ti japë një hov të ri ekonomisë në Shqipëri, duke theksuar se ky kompleks do t?i hapë rrugë edhe tre ose katër kantiereve të tjerë në vend. ?Duhet të kemi parasysh?, - theksoi kryeministri Rama është një investim prej rreth 90 milion eurosh. ?Me gjithë këto investime?,- vijoi ai, do të përkthehen në punësime por dhe në cilësi shërbimesh për të gjithë zonën dhe më gjerë.