Skandalet e Imamit në vite - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami është kallëzuar në Prokurori për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pabarazi në tendra për çështjen e reklama të Ministrisë së Mbrojtjes që kanë përfunduar  tek një firmë preferenciale. Por opozita e atëhershme dhe kryesisht media ka denoncuar më herët përfshirjen e ish ministrit aktualisht deputet i PD Arben Imami në disa skandale të tjera. Ato nisin me nxjerrjen në shitje të mbi 3 mijë metra katrorë tokë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, në zonën e Ksamilit, me çmim qesharak, por edhe qindra hektarë te tjera ne zona turistike. Por një tjetër aferë ku ishte i implikuar ish-Ministri i Mbrojtjes është diskriminimi i firmave në tenderin për uniformat ushtarake. Vizion Plus zbuloi abuzimin me firmën e Ministrit, që tentoi të përjashtonte nga tenderi, firmat shqiptare. Tek kapacitetet teknike dhe profesionale, u shtuan si kritere të detyrueshme për firmat konkurruese, përvoja në furnizime të ngjashme, çka do të thoshte që të kishin prodhuar uniforma për vendet e NATO, në 3 vitet e fundit. Por ky kriter ishte haptazi përjashtues për firmat shqiptare, sepse këto kompani e kanë patur të pamundur të prodhonin uniforma për një vend të NATO, e aq më pak për Shqipërinë që në 3 vitet e fundit nuk ka patur uniformë të re. Një tjetër skandal, që mban firmën e ish-Ministrit Imami ishte ai për blerjen e helikopterëve nga Franca. Grupi i eksperteve të ngritur për të hartuar kushtet e kontratës, e rrënuan kontratën e ofruar nga kompania Eurocopter. Por pas kësaj, Ministri e shkrin këtë grup pune dhe harton një relacion tjetër. 2 vjet më vonë, një ditë para dorëzimit në Shqipëri, helikopteri në testet e fundit u rrëzua aksidentalisht. Drejtimi i Ministrisë së Mbrojtjes nga Arben Imami është shoqëruar me shpërfilljen arrogante të vendimeve të Gjykatave, që urdhëronin kthimin në detyrë të oficerëve të lartë të shkarkuar abuzivisht, por në shkresat përcjellëse Imami bashkë me firmën shkruante prerë për vartësit në ministri: Vendimi i gjykatës të refuzohet. Në një akt të paprecedent, ish-Ministri Imami emëroi në krye të forcave detare një ushtarak, duke anashkaluar Presidentin e Republikës, një shkelje e hapur e Kushtetutës. Ish-presidenti Alfred Moisiu kërkoi atëherë shkarkimin e Imamit. Ndërsa mbrojtja e vetme e Imamit për gjithë këto akuza, ne vite ka qenë e njëjta, ajo që publiku dëgjoi edhe ditën kur u kallëzua në prokurori nga pasardhësja Mimi Kodheli. Sa ishte në mazhorance Imami ia ka dale të rrezojë gjithë nismat e opozitës së atëhershme për komisione hetimore, si dhe të kthente mbrapsht të gjithë kontrollet parlamentare qe tentuan të kontrollojnë ministrinë e Mbrojtës. Tani kur arkivat janë hapur, pritet të shihet nëse do të ketë dhe denoncime të tjera ndaj këtij ministri.

Share This Video


Download

  
Report form