Kodheli për skandalet e Imamit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deklaroi në sallën e Kuvendit se kallëzimi në Prokurori i paraardhësit të saj Arben Imami është  mbështetur në fakte dhe prova të forta. Por pa kthyer asnjë përgjigje për akuzat e drejtpërdrejta ndaj tij për shpërdorim detyre, ish-ministri i Mbrojtjes Imami është fshehur pas fjalisë që përsërit që prej momentit kur u bë publik fakti se ishte denoncuar: kallëzimi ishte vetëm një sulm personal dhe politik. Ish-ministri Arben Imami u kallëzua në prokurori për pabarazi në tendera për çështjen e reklama të ministrisë së Mbrojtjes që kanë përfunduar tek i njëjti televizion kombëtar me mënyrë preferenciale. Por katër grupe pune po auditojnë gjithë aktivitetin e kësaj ministrie dhe agjencive vartëse. Mediat kanë denoncuar disa afera që mbajnë firmën e Imamit.  Ndër to, është diskriminimi i firmave në tenderin për uniformat ushtarake, duke vendosur kritere përjashtuese për firmat shqiptare. Një tjetër skandal, që mban firmën e ish-ministrit Imami ishte ai për blerjen e helikopterëve nga Franca. Grupi i ekspertëve të ngritur për të hartuar kushtet e kontratës, e rrëzuan kontratën e ofruar nga kompania "Eurocopter". Por pas kësaj, ministri e shkriu këtë grup pune dhe harton një relacion tjetër.Dy vjet më vonë, një ditë para dorëzimit në Shqipëri, helikopteri në testet e fundit u rrëzua aksidentalisht. Drejtimi i ministrisë së Mbrojtjes nga Arben Imami është shoqëruar me shpërfilljen arrogante të vendimeve të gjykatave, që urdhëronin kthimin në detyrë të oficerëve të lartë të shkarkuar abuzivisht, por në shkresat përcjellëse imami bashkë me firmën shkruante prerë për vartësit në ministri: vendimi i gjykatës të refuzohet.

Share This Video


Download

  
Report form