http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, u takua këtë të premte me gjimnazistët e qytetit të Burrelit, ku ndal tek fushata e rekrutimeve të reja në Forcat e Armatosura. Ministrja Kodheli bëri apel që të rinjtë të aplikojnë dhe të garojnë për të qenë pjesë e ushtrisë shqiptare në të gjithë sektorët e saj.Gjithashtu, Kodheli u tha gjimnazistëve që në Forcat e Armatosura nuk mund të bëjnë pjesë ata që janë me rekorde kriminale, siç ka ndodhur për t?u bërë pjesë e Parlamentit. Gjimnazistët e pranishëm kërkuan më shumë informacion, se si mund të bëhen pjesë e Forcave te Armatosura.