Reformë Forcave të Armatosura - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zhvillimet serioze në Ukrainë dhe kërcënimi i të ashtuquajturit shtet islamik ISIS përbëjnë një rrezik real për vendin tonë dhe vetë rajonin. Nisur nga ky realitet për Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli në qendër të reformave të mbrojtjes do të jetë modernizimi i Forcave të Armatosura. Një nga këto masa është edhe standardizimi i armatimit dhe municioneve duke kryer një zëvendësim gradual të tyre. Duke shpalosur direktivat e kësaj ministrie për vitin 2015 ministrja Kodheli e ka vënë theksin edhe tek një pjesëmarrje më aktive në operacionet brenda dhe jashtë vendit kryesisht për përballimin e emergjencave civile dhe dhënien e ndihmës ndaj komunitetit civil. Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë , në iniciativat dhe marrëveshjet rajonale dhe dypalëshe mbetet për ministren Kodheli një nga detyrat kryesore mbrojtjes shqiptare edhe në realizimin e detyrimeve për anëtarësimin në BE.

Share This Video


Download

  
Report form