Dënohet me katër vite burg gjyqtarja Majlinda Andrea - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-09

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë Gjykata e Larte dënoi ketë të mërkurë ish-anëtaren e saj, Majlinda Andra me 4 vjet burg. Por dënimi ndaj gjyqtares, do te konvertohet ne 3 vjet shërbim prove. Ndërsa bashkëshorti i Andreas, Odise Andrea, u dënua me nje vit burg e gjashtë muaj burg. Gjithashtu u vendos qe çifti Andrea nuk do të mbajnë funksione publike për 5 vitet e ardhshme.Majlinda Andrea ishte akuzuar nga Prokuroria per korrupsion ne nje çështje pronësie. Gjykata i quajti te vlefshme provat e Prokurorisë, sipas te cilave Majlinda Andrea dhe bashkëshorti i saj përfituan 50 mije euro, ne këmbim te dhënies nje familjeje, te nje sipërfaqeje te madhe toke ne Ksamil. Paratë u sekuestruan dhe kaluan ne rezervën e shtetit. Ne fund te seancës, avokati i gjyqtares Andrea theksoi se do t?i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë qe gjykata dënoi me 1 vite e gjashte muaj burg Petraq Dashin dhe Ilia Cabirin, ndërsa Eleni Lino me 1 vit burg.

Share This Video


Download

  
Report form