83% e parave te "Imamit" ne terr - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Skandalet e Ministrisë se Mbrojtjes nuk kane te sosur. Ne kuadër te denoncimeve qe po u bën shkeljeve ne këtë Ministri, "Vizion Plus" ka siguruar edhe dokumente mbi mënyrën e ndarjes se buxhetit te kësaj ministrie. Kështu, për vitin 2012, Ministrisë se Mbrojtjes i është akorduar nga shteti një buxhet prej 20 miliardë lekesh te reja, apo 200 miliard leke te vjetra. Shifrat flasin qarte për mënyrën se si janë përdorur fondet e vena ne dispozicion te këtij dikasteri nga qeveria shqiptare. Ne raportin qe Ministria ka dërguar ne Kuvendin e Shqipërisë behet e qarte se për llogari te modernizimit te forcave te armatosura janë akorduar rreth 14 % e buxhetit, ose 28 miliard leke. Për mbështetjen shëndetësore te ushtarakeve janë akorduar 3.5% e buxhetit ose plot 700 milionë leke dhe për llogari te stërvitjes janë akorduar vetëm 0.1 % ose 200 milionë leke. Shifra këto qe flasin qarte mbi mënyrën se si Ministria e Mbrojtjes ka ndryshuar prioritetet e saj nga kryesorja, qe ishte për te stërvitur Forcat e Armatosura te Shqipërisë e për t'i bere ato te parametrave te Aleancës se Atlantikut Verior. Mirëpo, ndryshimi i prioriteteve nuk është problemi i vetëm i kësaj Ministrie ne trajtimin e buxhetit te saj për paratë qe taksapaguesit kërkojnë te dine se ku dhe si përdoren. Te tre sektorët e lartpërmendur zënë 17 % ne total te zërave te këtij buxheti dhe pyetja qe lind natyrshëm ne këtë rast është se ku shkon 83% e pjesës se mbetur te këtij buxheti. Shuma prej 83% te këtij buxheti nuk behet publike nga Ministria e Mbrojtjes, ne kushtet kur ligji për buxhetin ne Republikën e Shqipërisë, i detyron te gjitha institucionet e vendit te shpjegojnë ne mënyrë te detajuar zërat me te rëndësishëm ne buxhetin e tyre. Pyetja qe nuk ka një përgjigje ka te beje me atë se ku shkon pjesa e mbetur e parave te buxhetit te kësaj ministrie, si ndahen këto para, ne çfarë zërash dhe pse nuk është i ndare e i specifikuar buxheti i Shërbimit Informativ te Ushtrisë? Vetëm një dite me pare "Vizion Plus" publikoi lajmin për blerjen e helikopterëve për transportin e personaliteteve, kontrate qe shteti shqiptar e lidhi me një kompani franceze prodhimi. Grupi i punës e konsideronte ofertën e paraqitur nga kompania "Eurocopter" date 22.12.2010 për helikopterët "EC 135"dhe "EC 145" si jo te përshtatshëm për transportin ajror te personaliteteve te larta te shtetit. "Helikopteri me i pranueshëm për këtë qellim rekomandojmë te jete 'EC 155', pasi ka kapacitete transporti, volum te brendshëm shfrytëzimi dhe specifikime teknike te një kategorie me te larte se 'EC 135' dhe 'EC 145'." Por menjëherë pas këtij relacioni, qe duket nuk ka kënaqur interesat e Ministrisë se Mbrojtjes, grupi i punës shkrihet dhe ne vend te tij hartohet një tjetër relacion mbi bazën e preferencave te ministrit. Skandali tjetër ende pa përgjigje nga dikasteri i Imamit dhe qe mund te konsiderohet si me i madhi ne dy dekada është blerja e pajisjeve përgjuese vetëm dy dite para ngjarjeve te 21 Janarit, me cilat dyshohet se ësht...

Share This Video


Download

  
Report form