Si do te kufizohen lojrat e fatit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka nisur ndryshimin e ligjit për lojrat e fatit. Vizion plus zbulon project draftin që ministria e financave po përgatit për reformën në këtë fushë. Ligji synon qw pwr 2 vjet tw kufizojw kwtw aktivitet pwr tw parw mw pas mundwsinw e mbylljes se tyre pwrfundimtare. Oltion rrumbullaku, ekspert i çështjeve fiskale që po konsulton qeverinë për mënyrën e mbikëqyrjes së lojrave të fatit tregon se faza e parw e reformws do të mbështetet në tre pika kryesore: shtrenjtimi i liçensës në një masë që jo të gjithë sipërmarrësit janë në gjendje ta blejnë, rritja e moshës së personave që luajnë nga 18 që është në 21 vjeç, dhe kufizimi i numrit të sallave për subjektet e liçensuar. Deri tani Shqipëria mbledh të ardhura në buxhetin e shtetit nga bizneset e lojrave të fatit vetëm 25 milion euro, rreth 5 herë më pak se maqedonia apo mal ii zi, të cilat arrijnë të vjelin 140 milion euro taksa çdo vit. Ndërkaq qeveria ka marrë edhe nismën e bllokimit të faqeve të basteve online, përmes të cilave shqiptarët çojnë jashtë nga 500 deri në 700 milion dollarë. Për ekspertët bllokimi i tyre është i domosdoshëm pasi është e pamundur që këto lloj biznesesh të arrijnë të mbikëqyren e të taksohen.

Share This Video


Download

  
Report form