Si të dallojmë kozmetiken, këshillat për të zgjedhur produktin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 15

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dermatologjikisht i testuar! Kjo është fjalia që duhet të lexoni në çdo produkt kozmetik që blini për të siguruar një prej detajeve kryesore të origjinalitetit te tij. Por në Shqipëri, ku ka një treg kaotik dhe markat jo lehtësisht kuptohen nëse janë apo jo origjinale, kujdesi i konsumatorit duhet te jete i disa fishte krahasuar me klientët europiane. Sipas dermatologes Entela Shkodrani ne na mungon kultura e zgjedhjes së duhur të një produkti kozmetik, por me disa këshilla mund të evitojmë gabimet. Nga ana tjetër, mjeket sugjerojnë se duhen evituar blerjet krejtësisht të pasigurta të produkteve që tregtohen në rrugë. Mire është t'ju drejtohemi dyqaneve të certifikuara të qendrave tregtare, por jo domosdoshmërish një emër i njohur marketingu mund të jetë i duhuri për ne. Dhe nëse ende nuk e keni kuptuar se ku duhet t'i shihni detajet kryesore të një produkti kozmetik, atëherë në fundin e kutisë krahas përbërjeve kimike keni barkodin dhe numrin e muajve, pas kalimit të se cilit produkti quhet i skaduar!

Share This Video


Download

  
Report form