Pyjet në Dajt në mëshirë të fatit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Problemet me pronësinë e pyjeve janë edhe shkaku kryesor i lënies së tyre në mëshirë të fatit. Komuna Dajt prej vitesh ka kërkuar që pyjet t'i kalojnë në pronësi për të patur një menaxhim më të mirë të tyre dhe për t'i kthyer në shërbim të komunitetit. Përfaqësues të kësaj komune thonë se që nga 2008 shteti u ka kaluar në përdorim 2111 ha pyje nga 8000 ha që ka gjithsej Dajti. Por as kjo sipërfaqe nuk shfrytëzohet për mungesë fondesh. Aktualisht njihen me ligj tre forma të pronësisë së pyjeve, shtetërore, komunale dhe private. Procesi i kalimit të pyjeve dhe kullotave pushtetit vendor në shumicën e rasteve ka patur mangësi që kanë frenuar reformën në këtë sektor. Por ky nuk është problem i vetëm i menaxhimit të pyjeve nga kullotat. Mungesa e një inventarizimi të saktë të sipërfaqeve pyjore dhe ndarja e kufijve mes komunave janë ankesat me të cilat po përballet aktualisht Ministria e Mjedisit. Megjithatë kalimi i Pyjeve në pronësi të disa komunave në vend ka bërë të mundur ripërtëritjen e tyre. Në komunat e rretheve Kukës, Lezhë, Diber, Elbasan apo Korçë projekti i parë i Bankës Botërore ka dhënë rezultate pozitive duke i kthyer pyjet në shërbim të komunitetit. Aktualisht, komunave në vend u është transferuar gjithsej 488 052 ha pyje.

Share This Video


Download

  
Report form