https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Gjirokastër, rrugët në "mëshirë të fatit" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pamjet që po shihni në ekran nuk janë të ndonjë rruge të braktisur fshati, por të segmentit të parë të rrugës Kardhiq-Delvinë të ndërtuar vetëm dy vite më parë. Për mirëmbajtjen e rrugës është caktuar një firmë nënkontraktuese, por siç shihet nga pamjet, rruga jo vetëm nuk është mirëmbajtur por po shkon drejt degradimit të plotë të saj. Niko Gjini, është një nga nënkotraktorët e kësaj rruge dhe thotë se shkak për këtë gjendje është borxhi që shteti ka akumuluar në vite ndaj tyre. Sipas tij, nëse nuk ndërhyhet dëmi që i shkaktohet taksave publike do të jetë edhe më i madh. Rruga Kardhiq-Delvinë nuk ka mbaruar ende plotësisht për mungesë të fondeve, ndërkohë që edhe loti i ndërtuar duket se ka nevojë të ndërtohet sërish kur shteti t'u japë paratë e punës firmave që ka kontraktuar. Ndërkohë që qeveria ka premtuar që të shlyejë sa më parë paratë e papaguara të punës për biznesin e ndërtimit, përfaqësuesi i kontraktuesit në këtë segment thotë se firmat e ndryshme në jug të vendit po i shmangen njëra pas tjetrës detyrimit për të mirëmbajtur rrugët. Kjo situatë ndërkohë do të kërkojë më shumë fonde, pasi degradimi i rrugëve vijon duke krijuar fragmente të tjera të aksit që kanë nevojë për ndërhyrje apo dalin jashtë përdorimit.

Share This Video


Download

  
Report form