https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Debati për "Crown Agent" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka kundërshtuar kontratën qe po lidh qeveria me kompaninë britanike, "Crown Agent" për asistencën ne dogana, duke e cilësuar atë si jo ne përputhje me rregullat dhe procedurat evropiane. Për zotin Bode, duke qene se Bashkimi Europian jep asistence për administratën doganore, një marrëveshje e tille nuk është e nevojshme. Por Ministri i Financave, Shkelqim Cani, mohoi te ketë një ankese zyrtare për marrëveshjen ne fjale nga organizmat ndërkombëtare. Paralelisht me këtë kontrate, Ministri i Financave premtoi se ne vitin 2014, por pa patur një afat konkret, do te hiqen edhe çmimet e referencës, një nga problemet qe shqetëson me shume komunitetin e biznesit. Por një nder pikëpyetjet e kësaj marrëveshje është fakti se ne përfundimit te afati ligjor te punës se kompanisë britanike, a do te vijoje administrata doganore te mbaje te njëjtin temp te mbledhjes se te ardhurave. Nga ana tjetër kjo kontrate vjen ne një kohe kur drejtuesit e rinj ne administratës doganore kane nisur pune me tejkalim te planit. Objektivi i kompanisë është qe te mbledhë 90 milion euro ne vit, ndërsa buxheti i shteti do te shpenzoje 8.5 milion euro ne dy vjet për asistencën qe ajo do te ofroje. Ndërkohë qe kjo kompani është përjashtuar nga pagesa e taksave dhe tatimeve. Agjencia "Crown Agents" është e njohur në mbarë botën për veprimtarinë e saj në konsulencën për qeveritë në fushën e menaxhimit të financave publike. Kompania me bazë në Britaninë e Madhe ka një histori shumë vjeçare pune në mbi 100 vende të ndryshme të globit. Por veprimtaria e saj, e cila shtrihet edhe në disa vende europiane, mes të cilave Mbretëria e Bashkuar, Rusi, Ukrainë, Rumani, Kosovë, Maqedoni e Bullgari, është shoqëruar nga ulje e ngritje. Pikërisht në Bullgari, vendin e Bashkimit Europian, ku "Croun Agents" ka vepruar që prej vitit 2001, ka patur kontestime të shumta. Mediat në këtë shtet kanë hedhur akuza, për shpenzimet e mëdha të qeverisë për kontratat me agjencinë, si dhe për pagat tepër të larta të punonjësve të "Crown Agents", çka i sjell ne mendje Shqipërisë shembullin e fundit me kompanine çeke Cez. Megjithatë mbetet te shpresojmë se eksperienca ne Shqipëri do te jete te paktën si ne Rumani ku mediat e përshkruajnë si kompania qe po lufton korrupsionin.

Share This Video


Download

  
Report form