“Crown Agents” për realizimin e të ardhurave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania e cila asiston qeverinë për mirë administrimin e të ardhurave dhe merr para nga shteti ynë për këtë punë, pranon se kontrata nuk është zbatuar si duhet. E kontaktuar nga Vizion Plus, ?Crown Agents? pranon zhgënjimin e përbashkët me qeverinë dhe Bankën Qendrore, në letrën drejtuar Fondit Monetar Ndërkombëtar por për këtë ajo jep këto arsye:Mosrealizimi i plotë i këtyre objektivave nuk do të thotë se Programi i ?Crown Agents? në vetvete nuk ka qenë i suksesshëm. Ky program ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm dhe gjatë vitit të parë janë realizuar të 20 rezultatet e parashikuara. Ne kemi tejkaluar ndjeshëm objektivat në disa fusha, përfshirë zbulimin e mbi 1700 rasteve të shkeljes së regjimeve doganore dhe të akcizës.?Crown Agents? sqaron se qeveria ka të drejtë në momentin që thotë se kontrollet e kësaj kompanie kanë qenë jo të efektshme në disa fusha, por shprehet se për këtë është duke punuar dhe ka vënë në dijeni edhe autoritetet.Shumë progres është bërë prej momentit kur filluam punën tonë në Shqipëri në shkurt 2014 dhe në më pak se 12 muaj shumë gjëra janë përmirësuar. Kjo nuk do të thotë se gjithçka tashmë po shkon ashtu siç duhet, mbeten ende shumë gjëra për të bërë, por ndryshimet po japin efektet e tyre të cilat do të jenë edhe më të dukshme në terma afatgjatë, si për sa i përket vjeljes së të ardhurave ashtu edhe për sa i përket ngritjes së kapaciteteve.Në kohën që qeveria kaloi në parlament kontratën me këtë firmë hapi mjaft debat pjesa që ajo do të merrte afro 4.25 milionë euro për këtë asistencë. Nga 1% të prodhimit të brendshëm bruto që duhet të ishin të ardhurat doganore pas kontraktimit të kësaj kompanie, ato sot janë vetëm 700 milion euro, rreth 200 milion euro më pak. Për këtë arsye ministria e financave, ministria e ekonomisë dhe Banka Qëndore vendosën që t?ia shprehin si shqetësim fondit monetar në një letër.

Share This Video


Download

  
Report form