Cani: “Crown Agents” na zhgënjeu - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria pranon se është zhgënjyer nga kompania britanike ?Crown Agents?, ne rritjen e mbledhjes se te ardhurave doganore, por e justifikon këtë me mënyrën se si kane funksionuar bizneset dhe administrata nder vite. Një mentalitet ky qe sipas ministrit te financave Shkelqim Cani, nuk mund te ndryshoje per një vit.?Nuk mund te fsheh qe kishim pritshmëri te mëdha. Por duhet te kuptojmë qe ka 24 vite qe funksionojmë me një model te vjetër, i cili nuk ndryshon dot ne 1 vit. Por po bëjmë analiza për te pare se ku ka çaluar puna dhe te ndërmarrim veprime për përmirësime?.?Crown agents? kishte per detyre te ndikonte ne mbledhjen e te ardhurave me 1 % te Prodhimit te Brendshëm Bruto, ose rreth 90 milion euro ne vit. Por nje objektiv i tille nuk u realizua gjate 2014. Megjithëse dështoi në këtë planifikim, kompania do ta vijojë punën edhe për këtë vit, pasi kontrata nuk parashikon penalitete për të.Gjate konferencës për shtyp, Ministri Cani foli edhe për demet nga përmbytjet si dhe për zhvillimet ne tregjet evropiane që sipas tij, janë nje risk i shtuar për ekonominë. Keto deklarata, ministri i beri gjate prezantimit te Irena Beqiraj, si drejtore e komanduar ne krye te doganave. Zonja Beqiraj aktualisht mban edhe postin e zv/Ministres se Financave. Ky ndryshim vjen pas dorëheqjes se Elisa Spiralit, nga drejtimi i doganave për arsye personale.

Share This Video


Download

  
Report form